Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e fabrikës në Divjakë, ku humbi jetën një punëtor.

53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dëmtua nga një makineri në një fabrikë për paketimin e produkteve .

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas policisë, 53-vjeçari I.L. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një shtetas që humbi jetën pasi dyshohet se aksidentalisht u dëmtua nga një makineri, në subjektin në të cilin ai punonte, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për pronarin e këtij subjekti, shtetasin R. J., 60 vjeç, banues në Divjakë”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *