E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, D. K punonjës i shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e një godine private.

Reklamë

Gjatë punës, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të tretë të ndërtesës. Si pasojë e rënies, punëtori është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, është kryer transportimi urgjent me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Pritet reagimi zyrtar i policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë