Dhjetëra punonjës të hekurudhës kanë protestuar këtë të martë pranë kryqëzimit tek Ura e Dajlanit në Durrës. Për më shumë se një orë hyrja drejt portit dhe dalja nga ai ka qenë e bllokuar. Kryetari i sindikatës së hekurudhës Osman Meta është shprehur se gjendja është mjaft e rëndë dhe hekurudha pritet të falimentojë shumë shpejt. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Genci Alizoti deklaron se kjo situatë ka ardhur kryesisht për shkak te konkurrencës se pandershme. Protesta e hekurudhës është mbikëqyrur nga forcat e rendit, ndërsa për pak kohë është krijuar një radhë automjetesh dhe kamionësh që prisnin hyrjen në port.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *