Punësimi ligjor në Gjermani
Oferta për punësim të sigurt dhe ligjor në Gjermani, ka sjellë ulje të numrit të personave që kërkojnë azil ne ketë shtet. Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, u shpreh i kënaqur nga ky fakt. Ai tha se shqiptarët janë kthyer në një forcë punëtore në vendin e tij.
“Jam i lumtur që qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur rrugën drejt punësimit në Gjermani. Me anë të kësaj mënyre ligjore punësimi, synohet të shmanget edhe fluksi i atyre që ikin për të kërkuar azil. Kjo është rruga e vetme e sigurte për t’u punësuar në Gjermani. Qytetarët shqiptarë kanë një mundësi për punësimin ligjor, duke frenuar kështu ikjet masive”.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, tha se ka ardhur koha t’i kushtohet vëmendje arsimit profesional. Klosi nuk ka kursyer batuat edhe për infermieret. Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të përbashkët për migrimin profesional.




