Subscribe

Pas shkollës se larte, nje 21-vjeçare nga Mirëdita, synon punësimin ne qendrat e kujdesit social, por jo këtu ne Shqipëri. Gjermania është vendi ku ajo kërkon te punoje dhe jetoje. Per ketë arsye, Gentiana Prendi dhe shume studente, kane nisur te interesohen për aplikimet per punësim jashtë vendit, ndërsa i jane futur mësimit te gjuhës gjermane. 50 mije vende pune ofrohen nga Gjermania per Ballkanin Perëndimor. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjate nje aktiviteti per migracionin e ligjshëm, këmbënguli se marrja e nje zanati përmes arsimit profesional është mënyra me e mire për te konkurruar ne tregun ndërkombëtar te punës.
Prioriteti i ministrisë për cilësinë e arsimit profesional eshte vlerësuar edhe nga ambasadorja gjermane ne Shqipëri. Vendet e lira te punës te deklaruara nga sipërmarrësit gjermane janë te profesioneve te ndryshme, por me te kërkuarit jane punonjës te certifikuar ne fushën e ndërtimit, hidraulik, mekanik, agronom, infermier, deri edhe mjeke e farmaciste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *