Subscribe

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, administratori i caktuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tha se puna do të vijojë sa i takon trajtimit të mbetjeve.

 

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësinë e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.”

 

Por sipas administratorit bashkitë e qarkut të Tiranës rezultojnë debitore ndaj kompanisë, ndërkohë që shtoi se nëse nuk kryhen pagesat kjo do të shkaktonte kaos për mbetjet urbane.

 

“Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet.”

 

Inceneratori i Tiranës u sekuestrua me kërkesë së SPAK në bazë të hetimeve që kanë nisur lidhur me dyshimet për korrupsion. Pjesë e kësaj sekuestroje janë të gjitha pasuritë që përfshinë kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”.

Sipas SPAK pas hetimeve të thelluara është vërtetuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të incenetarotit të Tiranës i cili ka fituar kontratën koncesionare të rehabilitimit të mbetjeve në kryeqytet me kosto mbi 128 milionë euro. Referuar këtyre hetimeve, Zoto dhe Mërtiri i kanë marrë shtetit mbi 409 milionë lekë përmes faturave të falsifikuara dhe skemave të mashtrimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *