Ndalesën e radhës për tu takuar me qytetarë e për të prezantuar punët e Bashkisë si dhe propjektet e së ardhmes, Kryeministri e pati në lushnjë.

 

Rama e konsideroi Lushnjën një qytet që po transformohet falë investimeve të reja të mëdha që po realizohen, duke vlerësuar fort edhe punën e kryebashkiakes Eriselda Sefa.

 

Por kreu I qeverisë premtoi edhe disa investime të rëndësishme të tjera në këtë qytet, sikurse Unaza e Lushnjës.

 

 

Për hir të së vërtetës, puna e saj flet mirë, flet bindshëm. Unë nuk kam shumë gjëra për të shtuar përsa Eriselda prezantoi, por besoj që sot ne patëm një moment të rëndësishëm për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më tutje edhe pse nevojat dhe kërkesat unë i kisha që më përpara, po me siguri është e domosdoshme tani që ne të ndërhyjmë përsëri nga ana e qeverisë për unazën e qytetit që është një aks shumë i rëndësishëm dhe në fakt ishte shumë i amortizuar dhe aty ka dhe shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet.

 

Rama u ndal pastaj tek projekti tjeter I madh që do të realizohet në Lushnjë, Qendra më e madhe e agroperpunimit në vend si dhe dogana bujqesore.

 

Për ndërtimin e atij kombinatit që ndryshe Eriselda e quajti qendra, nuk e di sesi ja vuri emrin, por aty është shumë e rëndësishme që ne të kemi një pikë ku të përpunojmë më shumë produkte sepse në aspektin e grumbullimit, kemi bërë shumë hapa përpara. Kur ne e morëm këtë detyrë, në bashkinë e Lushnjes kishte dy pika grumbullimi. Sot janë plot 19 pika funksionale nga të cilat 17 janë të mbështetura drejt për drejt nga fondet e qeverisë përmes AZHBR-së dhe bazuar te procedurat e lejeve të dhëna dhe çfarë pritet më tutje, numri shkon në 40 nga 2. Por është vetëm 1 agropërpunim. 1, i cili është një tregues shumë i qartë se pse agropërpunimi është shkalla tjetër që duhet ngjitur për ta mbyllur ciklin e për të pasur më shumë sukses, më shumë punësim cilësor dhe për të bërë të mundur që asgjë të mos iki dëm.

Çfarëdo që mbetet, sado %, 5%, 7%, 10%, 3% nga frutat dhe perimet të cilat futen nëpër arka për të ikur për eksport, të mos hidhet, por të shkojë për përpunim. Të bëhet reçel, komposto, salcë të bëhet çfarëdo qoftë tjetër dhe në këtë drejtim ne do mbështesim ndërtimin e asaj qendre, atij kombinati ku patjetër do të krijojmë kushtet edhe për të pasur doganën këtu, në mënyrë që eksportuesit të mos kenë fare nevojë të ndalojnë në asnjë pikë tjetër doganore, por për ta pasur menjëherë që këtu shërbimin doganor ku patjetër do të jetë e mundur të krijohen dhe sinergji të tjera në aspektin e shkëmbimit të dijeve, këshillimit e kështu me radhë. Unë besoj se me Eriseldën do ta çojmë përpara këtë projekt shumë shpejt.

 

 

Një tjetër premtim për tu realizuar në Lushnjë nga qeveria së shpejti është rikonstruksioni total i pishines me permasa olimpike që ndodhet ngjitur me stadiumin. Rama shtoi se bashkë me pistën e re të atletikes dhe rikonstruksionin e fushave të futbollit, zona ku ndodhen këto ambjente sportive do të marrë një tjeter pamje.

 

 

Ashtu sikundër pashë sot edhe kompleksin e ri sportiv që po bëhet, është në fakt një potencial më vete ajo gropa e madhe gjysmë e ndërtuar dhe gjysmë e mbuluar me dhera e ferra e pishinës. Do ta mbështesim edhe atë projekt. Duke filluar me pishinën e hapur që është shumë e favorshme sidomos për fëmijët dhe ndërkohë koha këtu për 8 muaj të lejon që ta shfrytëzosh të hapur dhe pastaj kur të kryhen shpronësimet e nevojshme dhe kur të bëhet projekti i plotë për gjithë pjesën tjetër, të shkojmë në fazën tjetër dhe të bëjmë pishinën e mbyllur.

 

Kryeministri u ndal edhe tek një tjetër investim madhor në Lushnjë, ujesjellësi I ri që për pak javë do ti japë Lushnjës 24 orë ujë në ditë.

 

Ajo që më vjen shumë mirë të them sot këtu është që më në fund, për pak javë gjithë qyteti i Lushnjes do ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë, në kuptimin që sa herë e them, hidhen disa aty te Facebook-u im përpjetë dhe thonë “akoma merren me ujin, po s’ju vjen turp juve”. Tani, duhet të na vijë turp ne që po e bëjmë. Unë s’e kuptoj çdo me thënë kjo. Ndërkohë që, unë kam qenë në Lushnje edhe përpara sesa të vinte “Liri – Demokracia”. Këtu nuk ka pasur ujë 24 orë. Më kujtohet që kemi ardhur te hotel “Myzeqeja”, atje rrinim sepse bënim një punë këtu te muzeu. Te hotel “Myzeqeja” rubineti fishkëllente, po ujë nuk nxirrte. E ishte me orar të kufizuar në atë kohë, në qytet. Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht që nuk është mirë për një vend në mes të Europës që të diskutojë ujin 24 orë në vitin 2020, 2021, 2022, por nga ana tjetër, mua jo vetëm që nuk më vjen turp që po bëjmë të mundur ujë 24 orë në të tëra qytetet e Shqipërisë, po përkundrazi mendoj që kjo është një arsye për tu ndier të turpëruar ata të cilët nuk bënë asgjë. E nuk e pranoj kurrë, që kur flitet për ujë 24 orë, hidhen ca e thonë “kështu jeni të gjithë ju. Vetëm vidhni PS-ja dhe PD-ja”. Jo mo jo se s’jemi njësoj.

 

Teksa premtoi mbështetje të shtuar edhe për Bujqësinë, Rama kërkoi vëmendje edhe për Agroturizmin, pasi sipas tij Lushnja ka potencial të madh në këtë drejtim.

 

Në mbyllje, dëshiroj tju them që ka dhe një komponet tjetër në këtë zonë që duhet zhvilluar më shumë që është agroturizmi. Duhet zhvilluar më shumë sepse Shqipëria po bën një hop shumë të madh me turizmin. Kemi pasur këtë vit, jo vetëm një shifër shumë të lartë përtej pritshmërisë dhe këta turistë që vijnë, këta vijnë dhe blejnë këtu, flenë këtu, domethënë që kjo rrit të ardhurat, por ajo që është e rëndësishme është që nuk kanë qenë turistë si ata që vinin dikur të përqendruar vetëm në bregdet, po kanë qenë turistë të shpërndarë gjithandej. Të shkojë Tropoja mbi 100 mijë vizitorë, që në Tropojë vetë tropojanët mezi shkonin. Dhe jo dikur para 100 vjetësh, por kur kishin pushtetin dhe s’është para 100 vjetësh dhe ata që ishin në pushtet me atë të matrikulluarin në krye nuk i bënë asgjë Tropojës. Si puna e atij që i tha, kur u ankua njëri, një kaldaist në universitet, i tha dekanit të universitetit, po mirë po për ne nuk ka ndonjë televizor, se dhe ne kemi fëmijë, për ne klasën punëtore. Po ju keni pushtetin i tha, ç’ju duhet televizori. Kështu dhe ata, i lanë rrugëve atje se kishin pushtetin. Mbi 100 mijë, ka shkuar në afro 500 mijë numri i i vizitorëve, turistëve vendas e të huaj në zonën e Korçës, Pogradecit. Janë shifra që nuk mund të imagjinoheshin deri disa vite përpara. Kjo duhet të jetë një shtysë që edhe në Lushnje, që në pjesën jo fushore, por kodrinore të rritet numri i agroturizmave sepse do të kenë shumë sukses. Do të kenë jashtëzakonisht sukses dhe përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje përsëri atyre që janë jashtë, nëse keni një tokë në kodër apo në mal, nëse keni një shtëpi sado të rrënuar, me ato kursime hajdeni, bëjeni agroturizëm dhe do tja shikoni hajrin se do fitoni dy, tre, katërfish nga sa fitoni duke ndejtur atje rrugëve.

 

Nderkohe ne fjalen e saj kryebashkiakja Sefa prezantoi projektet me te medha infrastrukturore qe jane realizuar deri me tani si dhe ato qe jane ne proces duke nenvizuar me se shumti rehabilitimin e perroit te Lushnjes, rikonstruksionin e plote te ambjenteve sportive, markaten e re te fruta-perimeve, rikonstruksionin e disa shkollave dhe qendrave shendetesore, bibilioteken e re dhe nisjen e nje fushate te madhe per asfaltimin e rrugeve te zonave rurale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *