Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi gjate natës, duke u gdhire e mërkura, rreth orës 02:30, në hidrocentralin e Gjegjanit në Pukë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale. Menjëherë pas ngjarjes, puna në këtë hidrocentral është pezulluar. Dyshohet se dy persona kanë lidhur rojen rreth 600 metra larg objektit dhe më pas i kanë vendosur tritolin hidrocentralit.
Kohë më parë drejtuesit e kësaj vepre energjetike kanë pasur konflikte me banorët për ujin. Disa prej tyre janë shoqëruar ne polici, për t’u marre ne pyetje.
Pukë, shpërthim tritoli në HEC-in e Gjegjanit





