Në bashkinë e Fushë-Arrzit u zhvillua festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor.

 

Fëmijë edhe nga treva të tjera të Shqipërisë morën pjesë në këtë aktivitet, si një mundësi më e madhe për t’i miqësuar me njëri – tjetrin.

 

Pjesë e këtij festivali ishte edhe ministri për Europën e punët e jashtme Ditmir Bushati. Sipas tij, shpirti i vëllazërisë, është një element që duhet mbështetur dhe çuar përpara me qëllim që ky aktivitet të shndërrohet në shenjë dalluese të veçantë të Fushë-Arrzit dhe ti shërbejë promovim të talenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *