E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Puka me unazë të re, punimet drejt mbylljes

Një tjetër investim madhor pritet të përfundojë brenda pak ditësh në qytetin alpin të Pukës.

 

Investimi i nisur prej afro një viti më parë për ndërtimin e Unazës së qytetit po shkon drejt fundit, pasi pritet të përfundojë vetëm vendosja e sinjalistikës dhe e ndriçimit në këtë aks.

 

Reklamë

Kryebashkiaku I Pukës Gjon Gjonaj e konsideron investimin si një arritje të një tjetër objektivi madhor me qëllim zhvillimin e zonës që ai drejton.

 

Unaza e qytetit të Pukës I ka kushtuar qeverisë shqiptare afro 60 milion lekë ndërsa ka si synim të lehtësojë lëvizjen brenda qytetit.

 

Me përfundimin e unazës shpresohet nga ana e kryebashkiakut që të vijojë investimet e qeverisë në këtë zonë me qëllim kthimin e saj në një destinacion turistik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë