Kryeprokurori i Spanjës kërkoi sot ngritjen e akuzave kundër udhëheqësve të Katalonjës, pas shpalljes së pavarësisë së rajonit. Por mediat spanjolle shkruajnë sot se lideri katalanas, Charles Piudgemont ka udhëtuar në Belgjikë për të kërkuar azil politik.
Sipas prokurorit të shtetit, liderët katalanas akuzohen për keqpërdorim fondesh pas referendumit të paligjshëm që u mbajt në fillim të tetorit. Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas përballen me akuza penale e ndoshta edhe burgun. Dënimi maksimal në një rast të tillë është deri në 30 vjet heqje lirie.
Nga ana tjetër, Puigdemont dhe zëvendësi i tij Oriol Junqueras, kanë bërë të qartë se nuk pranojnë urdhrat e Madridit.
Ndërkohë Spanja përgatitet të vërë në zbatim masat për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës, gjë e cila çon drejt zëvendësimit të gati 150 ministrave rajonalë, një pjesë e të cilëve zotohen të vazhdojnë punën e të shpërfillin vendimin e Spanjës. Qeveria spanjolle urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja rajonale në 21 dhjetor, madje Kryeministri Mariano Rahoj u shpreh se e mirëpret kandidimin e Puigdemont.





