Mediat kane publikuar një video tronditëse te një aksidenti te qëllimshëm, qe i mori jetën një 4-vjeçari shqiptar nga Maqedonia. Almir Aliu nga Kumanova, u godit nga një automjet qe drejtohej nga nje shtetas maqedonas dhe ndërroi jete, si pasoje e plagëve te marra ne spitalin e Shkupit. Ngjarja ndodhi dy dite me pare, pas nje përplasjeje verbale qe maqedonasi me kombësi serbe, kishte pasur me te atin e fëmijës me herët. Ai ka goditur me mjetin e tij ne një rrugice tre persona, mes te cilëve edhe 4-vjeçarin dhe është arrestuar nga policia. Pas kësaj ngjatje te rende, ne Kumanove janë mbajtur protesta paqësore. Me pankartat “Duam Drejtësi”, tubuesit kane marshuar nga gjimnazi “Sami Frasheri” ne Kumanove deri ne ambientet përballë prokurorisë se këtij qyteti.




