Subscribe

Ne prag te debatit te dyte televiziv me rivalen demokrate Clinton, kandidati republikan per president Donald Trump, ndodhet ne telashe, per shkak te nje videoje te regjistruar ne vitin 2005, te publikuar nga gazeta “Washington Post”, e cila tregon se si ai u afrohej femrave, per t’u kërkuar favore seksuale. Mikrofoni i Trump, kishte qene i hapur gjate nje bisede ne nje autobus me nje prezantues përpara nje show televiziv.

“U përpoqa shume ta joshja kur ajo ishte ne Palm Beach. Provova shume, por nuk ia arrita, ajo ishte e martuar.. Ka ndryshuar tërësisht pamje”.

Videoja ishte regjistruar disa muaj pas martesës se Trump me gruan e tij te trete Melania. Ajo vazhdon me fjale vulgare dhe ai kërkon hapur favore seksuale. Ndërsa komenti tjetër i referohet nje aktoreje, te cilën do ta takonte ne autobus.

“Dua te përdor Tic Tac, pasi mund ta puth. E dini qe joshem automatikisht nga gjerat e bukura. Gratë e bukura me tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk me pritet, i puth menjëherë. Kur je i njohur, ato te lenë te besh ç’të duash”.

Menjëherë pas publikimit te videos, Trump ka kerkuar ndjese per komentet fyese ndaj grave, duke premtuar se tani ai ka ndryshuar.

“Kam thënë dhe bere gjera per te cilat jam penduar. Ata qe me njohin e dine se ato nuk reflektojnë atë ç’ka une jam tani. Unë kam gabuar dhe kërkoj ndjese. Nuk kam thënë kurrë qe jam njeri perfekt dhe as kam pretenduar te jem dikush qe nuk jam. Nesër do te jem nje njeri me i mire”.

Por ai nuk ka nguruar te sulmoje edhe ish-presidentin Bill Clinton.

“Une kam thene gjera pa kuptim, por ka ndryshim te madh mes fjalëve dhe veprimeve. Ato ishin biseda private, qe ndodhen shume vite me pare. Bill Clinton ka abuzuar me femra dhe Hillary i ka sulmuar, turpëruar dhe frikësuar viktimat e tij. Bill me ka thënë gjera shume me te shëmtuara ne fushën e golfit, qe as nuk u afrohen këtyre qe kam thënë une. Do te diskutojmë per kete ditët e ardhshme”.

Videoja solli kritika te ashpra nga radhët e republikaneve, ku kreu i Dhomës se Përfaqësuesve, Paul Rayen, tha se ishte i neveritur nga ajo qe kishte dëgjuar. Te tmerrshme u cilësuan komentet edhe nga rivalja Clinton, e cila shkroi ne rrjetet sociale se nje njeri i tillë, nuk mund te behet President.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *