Subscribe

Çdo nxënës, duke filluar që nga klasa e pestë do të jetë i detyruar të mbajë maskë në ambientet e brendshme të shkollave, ndërsa rekomandohet mbajtja e saj edhe për ate arsimit fillor. Keshtu eshte parashikuar ne udhezimin e Instutit te Shendetit Publik per arsimin parauniversitar. Personat përgjegjës që do të vendosen nga autoritetet në shkollat do të kryejnë matjen e  temperaturës, dezinfektimin e  duarve dhe mbikqyrjen për mbajtjen e maskës.

“Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë.Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë  aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar e të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore. Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon: Matje të temperaturës me termometër dixhital; Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar.”

Protokolli i sigurise percakton edhe mënyren se si do të akomodohen nxënësit në klasa, distanca 1.5 m e bankave dhe nga një nxënës në secilën bankë, kërkesë kjo që mund të kërkojë zhvillimin e procesit mësimor në disa ambjente paralele për të njëjtën klasë.

“Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.”

Dezinfektimi i ambienteve të brendshme të shkollës, i klasave dhe tualeteve duhet të kryehet çdo ditë për mbrojtjen e nxënësve nga rreziku potencial i infektimit nga Covid 19.

“Të kryhet dezinfektimi i çdo klase, çdo ditë. Pas përfundimit të proçesit mësimor, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese. Dezinfektim i mjediseve të brendëshme dhe të jashtëme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor 2 herë në javë.”

Por ne udhezim nuk sqarohet nese shpenzimet per maskat te mbulohen nga vete prindrit. Shume vende qe e kane bere te detyrueshme mbajtjen e maskes ne shkolle kane vendosur mbulimin e plote te shpenzimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *