Në një situatë të vështirë politike, në Tiranë mbërriti pasditen e kësaj të premte ne Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, njëherësh Përfaqësuese për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini.

 

Mogherni u takua fillimisht me presidentin e Republikës Bujar Nishani. Zyrtarja e larte e Brukselit ka qene e përpikte dhe ka mbërritur ne presidence ne orarin e njoftuar nga zyra e delegacionit te Bashkimit Europian. Takimi ka zgjatur per afro 40 minuta dhe mesohet se fokusi kryesor i bisedës ka qene avancimi me reformat dhe zbatimi i vetingut.

 

Kreu i shtetit theksoi se Reforma në Drejtësi është e lidhur ngushtë edhe me reforma të tjera si ajo zgjedhore dhe dekriminalizimin e institucioneve dhe administratës publike, pasi të tria këto lidhen me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.

 

Nishani është ndalur edhe në zhvillimet e fundit në rajon, teksa garantoi se Shqipëria nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë vendi tjetër dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Pak përpara orës 19:00 Ferderica Mogherini është pritur në takim nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari është shprehur se, “Një reformë e bazuar në kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj”.

 

Gjatë takimit, Meta dhe Mogherini kanë diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se një Shqipëri e stabilizuar dhe konstruktive i shërben më mirë stabilitetit te vendit. Takimi i fundit ishte shefja e diplomacisë se BE-se e pati me liderin e opozitës Basha ne nje prej hoteleve pranë selisë se qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *