Subscribe

Keto jane momentet e vrasjes se nje afro-amerikani pak dite me pare nga forcat e rendit ne San Diego. Pas presionit te familjareve te viktimës policia lejoi publikimin e dy videove, njëra e regjistruar me celular nga nje dëshmitar ne ngjarje dhe tjetra nga kamerat e sigurisë se nje biznesi. 38-vjeçari u qellua nga nje agjent jashtë nje qendreje tregtare pas dyshimeve se ai mbante nje arme. Por ne fakt afro-amerikani kishte nxjerre nga xhepi nje cigare elektronike. Ai ishte konfrontuar me dy police perpara se njeri prej tyre ta qëllonte ne zonen e parkimit ne periferine e El Cajon. Me herte policia kishte sqaruar se viktima refuzoi t’u bindej urdhrave te agjenteve dhe nxori nga xhepi nje send qe ua drejtoi atyre. Vrasja, qe pasoi nje seri ngjarjesh te ngjashme ku ne shënjestër te policisë kane qene persona me ngjyre, shkaktoi protesta ne San Diego, ku banoret kane dënuar sjelljen e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *