Këto janë pamjet e reja të publikuara nga mediat turke të gazetarit saudit para se të vritej. Ai shihet së bashku me të fejuarën e tij në orët e fundit te jetës duke hyrë në një apartament, para se të shkonte në takim fatal në Konsullatën Saudite ku do të kërkonte një dokument divorci.

 

Por kur hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, gazetari Jamal Kashoxhi, nuk doli më i gjallë, ndërsa vdekja e të cilit ka shkaktuar reagime të shumta në botë.

 

E ndërsa hetimet per zbardhjen e te vërtetës vijojne Drejtoresha CIA, Gina Haspel, do të udhëtojë drejt Turqisë ku pritet të bisedojë me zyrtarët VENDAS lidhur me vrasjen makabre. Kreu i shtëpisë së bardhë Donald Trump njoftoi se ka angazhuar një grup të shkëlqyer hetuesish që shumë shpejt do të zbardhin gjithçka.

 

Ndërkohe presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan, ka thënë për mediat se do të zbulojë të vërtetën e vrasjes së gazetarit të Uashington Post. Arabia Saudite e mohoi në fillim vrasjen e tij, por më pas pranoi se ai është vrarë në një operacion që shkoi keq.

 

Gazetari i prestigjiozes amerikane “The Uashington Post”, Një kritik i ashpër i Princit të Kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor, pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *