Aktorja e njohur e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.

Autoritetet janë ende në kërkim të trupit të aktores Glee Naya Rivera, por janë publikuar pamjet e saj me djalin 4 vjeçar teksa kanë mbërritur në Liqenin Piru dhe hipën në varkën e vogël.

Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen.

Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj katër vjeçar, Josey, u gjet në barkë I veshur me një jelek shpëtimi I cili I tha autoritetve se nëna e tij po notonte dhe nuk mundi të kthehej përsëri në varkë.

Tashmë shpresat për të kanë humbur dhe operacioni nuk quhet më një operacion kërkim-shpëtimi, por vetëm për gjetjen e trupit.

Zhytësit thonë se ujërat janë të errët dhe plot bimë, duke kufizuar shikueshmërinë e tyre dhe autoritetet paralajmërojnë se trupi i Rivera-s mund të mos gjendet nëse është ‘i ngatërruar në diçka nën ujë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *