Pas përballjes së ashpër mes presidentit Donald Trump dhe ish-shefit të FBI-së James Comey, mediat amerikane kanë publikuar një dokument prej 18 faqesh që nxjerr në dritë bisedat e kreut të Shtëpisë së Bardhë me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Në shënimet e tij, Comey shkruan se gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në 2017-tën, pak javë pas inaugurimit të tij si president, Trump i tha se “historia e prostitutave është një budallallëk”. Ai po i referohej një dosjeje mbi një takim të supozuar mes Trump dhe disa prostitutave në një hotel në Moskë.

 

Lidhur me komentet e Putin, Comey shkruan se ai i kishte thënë: “Ne kemi disa nga prostitutat më të bukura në botë”.

 

Pasazhet gjithashtu tregojnë edhe për “rezervat” e Trump për këshilltarin e tanishëm kombëtar të sigurisë, Michael Flynn.

 

Publikimi i shënimeve të Comeyt, të enjten nga Asociated Press, vjen pasi Departamenti i Drejtësisë i dërgoi ato në Komisionin e Mbikëqyrjes dhe Inteligjencës në Kongres.

 

Por me anë të një postimi në Twitter, Trump i cilëson dokumentet e publikuara “gjueti shtrigash”

 

“Dokumentet e James Comey sapo u publikuan dhe tregojnë shumë qartë që nuk kishte asnjë marrëveshje të fshehtë dhe asnjë pengesë. Ai gjithashtu zbuloi një informacion të klasifikuar. A do të vazhdojë ende ‘gjuetia e shtrigave?”

 

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish-shefin e FBI gënjeshtar, njëherësh dhe drejtorin më të keq që Inteligjenca Amerikane ka pasur ndonjëherë.

 

Përplasja mes Trump dhe ish-shefit të FBI është thelluar pas shkarkimit të Comey ne maj të vitit 2017. Pak ditë më parë, Comey e cilësoi Trump si një njeri “moralisht të papërshtatshëm për të qenë president”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *