E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Publikimi i pagave/ Specialistët e IT bashkëpunojnë me drejtësinë, zbulohet skema

Një nga personat që u arrestua për skandalin e publikimit të pagave, Eni Qirjako, specialistja  e IT te Tatimet, është kthyer në bashkëpunëtore të drejtësisë.

 

Qirjako ka zbuluar skemën se si u publikuan të dhënat personale nga serverat e zyrave të shtetit. Ajo tregoi se kolegu i saj, Andi Agaraj i ka kërkuar të riformatojë kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet, por Qirjako ka deklaruara se nuk pranoi.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, edhe Agaraj ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke zbuluar emrat e dy përmbaruesve privatë që ia kishte shitur, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë