E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Psikiatrit japin alarmin për të sëmuret mendorë

Një ditë pas ngjarjes makabre në Palasë të Vlorës, ku i afërmi vrau të miturin 12-vjeçar, ekspertet ngrëne alarmin për rritjen e numrit te personave me probleme te shëndetit mendor. Ndonëse kjo mund te përkthehet si një rritje e ndërgjegjësimit te qytetareve, sipas psikiatërve, numri sa vjen e shtohet. Rreli thotë se spitalet, nuk mund te kthehen ne azile te personave me probleme te shëndetit mendor. Një spital psikiatrik, ofron trajtim deri në 22 ditë për raste normale, ndërsa për emergjenca dhe deri në muaj, por zgjidhja nuk është kjo. Të njëjtin shqetësim, ngrenë dhe punonjësit socialë, të cilët thonë se qendrat komunitare, janë e vetmja zgjidhje për mbajtjen nën vëzhgim, por dhe trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor. Vetëm në qendrën numër tre, të ambulanca qendrore janë të regjistruar 7 mijë persona me probleme të shëndetit mendor. Një ditë më parë, 30-vjeçari Jorgo Zani vrau dhe më pas i preu kokën të afërmit të tij 12-vjeçar, i cili kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes për pushime verore. Zani i skeduar me çrregullime te forta mendore, ishte kuruar me pare ne spitalin psikiatrik te Vlorës, por edhe ne shtetin fqinj Greqi.

Më shumë video

Reklamë