PSG tregon një formë shumë të mirë para duelit të radhës në Champions kundër Milanit, të martën në San Siro.

 

Kryeqytetasit mundën Montepellier 3 me 0 në shtëpi në duelin e javës së 11 të kampionatit francez.

 

Skuadra e Luis Enriques kaloi shumë shpejt në avantazh në minutën e  10 me anë të Li Kang, i cili goditi bukur pas një pasimi të saktë nga e djathta të Hakimit.

 

Në pjesën e dytë ishte fillimisht Zaire Emeri që dyfishoi në një aksion me protagonist të madh Dembelen.

 

Pak minuta më vonë Karimi dha asistin e dytë të ndeshjes duke  i dhënë mundësi Vitinjes të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

 

PSG ngjitet në 24 pikë duke mbajtur kreun të paktën përkohësisht, në pritje të rezultatit të Nice të dielën në mbrëmje kundër  Rennes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *