E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG “tenis” ndaj Crvena Zvezda, Shalke fiton në Rusi

Paris Saint-Germain mposht me një rezultat të thellë Crvena Zvezda.  Njeriu i ndeshjes për parizinët ishte ylli brazilian Neymar, i cili shënoi një tripletë. Që në pjesën e parë PSG shënoi katër gola duke mbyllur çështjen e fitores së takimit.

 

Braziliani Neymar nisi serinë e golave në minutën e 20 ku brenda dy minutave shënoi dy gola. Epërsia për 3-0 e rriti Edison Cavani në minutën e 37-të, ndërsa për 4- 0 shënoi mesfushori Angel Di Maria në minutën e 42-të.

 

Edhe në pjesën e dytë golat dhe spektakli nuk munguan. Kampioni i Botës Kylian Mbappe shënoi në minutën e 70-të, ndërkohë për serbët golin e nderit e shënoi Marko Marin në minutën e 74-të. Neymar e kompletoi tripletën në minutën e 81-të me një gol nga goditja e dënimit.

 

Gjithashtu në ndeshjet e luajtura mbrëmjen e kësaj të mërkure fitore arriti dhe Shalke 04 që mposhti në limite Lokomotiv Moskë me shifrat minimale 1-0.

 

Goli i vetëm u shënua nga McKennle në minutën e 88-të. Me këtë fitore gjermanët ngjiten në vendin e dytë të grupit D në kuotën e 4 pikëve.

Vazhdo të lexosh