E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG-Real Madridit: Modric e Vinicius për Neymar

, SPAIN - APRIL 24: (L-R) Vinicius Junior of Real Madrid, Luka Modric of Real Madrid during the Training Real Madrid on April 24, 2019 (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Çështja Neymar vijon të mbetet një enigmë në këtë merkato pasi e ardhmja e yllit brazilian vijon të jetë në pikëpyetje.

 

Tratativat mes PSG dhe Real Madridit vijojnë por ndonëse akoma nuk është zyrtare pasi në lojë është edhe Barcelona.

 

Reklamë

Marca raporton se Paris Saint-Germain I ka kërkuar së fundmi madrilenëve që të përfshijnë në marrëveshje Luka Modric dhe Vinicius Junior nëse duan shërbimet e Neymar.

 

Ofertë kjo që duket e pamundur, pasi Real edhe pse është I gatshëm që të sakrifikojë Modric nuk do të humbasë shërbimet e Vinicius.

 

Real Madrid ishte përgatitur për të shkëmbyer James Rodriguez dhe Gareth Bale për Neymar, por PSG nuk është e interesuar për asnjë përj këtyre lojtarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë