E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG pranë firmës me sulmuesin e talentuar 19-vjeçar

Paris Saint-Germain vazhdon të studiojë tregun e transferimeve, pasi kampionët e Francës dëshirojnë të përforcojnë akoma edhe më shumë sulmin.

Desire Doue është emri kryesor për momentin në kryeqytetin francez, teksa palët janë shumë afër marrëveshjes.

19-vjeçari është pjesë e Rennes, teksa në dy sezonet e para si profesionist ka zhvilluar 75 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar edhe 5 asist, teksa shihet si nja premtimet e futbollit francez.

Kjo lëvizje në krahun tjetër mbyll përfundimisht mundësin e kalimit te PSG të Rayan Cherki me lojtarin që prej kohësh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në Paris.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë