E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

PSG “poker” ndaj Barcelonës, Liverpool bën detyrën

Janë mbyllur takimet e para për raudnin e 1/8 të Uefa Champions League. PSG tashmë është me një gjysmë-këmbë e kualifikuar në raudin tjetër, pas fitores bindëse 1-4 në “Camp Nou”.

 

Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Messin, falë një penalltie. Por francezët u përgjigjën me Mbappe, protagonist i kësaj ndeshjeje me tre gola dhe më i miri në fushë. Në këtë sukses la shenjë edhe i riu Kean.

 

Reklamë

Ndërkohë, në takimin tjetër, të kuqtë e Klopp kanë marrë një fitore të rëndësishme ndaj Leipzig, ku ka triumfuar mne rezultatin 0-2.

 

Fillimisht ishte Salah ai që zhbllokoi rezultatin, më pas Mane dyfishoi shifrat. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 10 mars. Këto sfida transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë