Muzika e ligës se parë franceze është e njëjte. PSG vijon të fitojë duke shënuar rekorde te reja në lidhje me diferencen që krijon me rivalet e vet. Parisienët mundën 2 me 0 Bastian në javen e 20 të kampionatit duke e çuar ne +22 për momentin diferencën nga Monako, ndjekësja më e afërt. Ishulloret e Bastia sezonin e kaluar ishin nje nga 3 klubet e vetme franceze që mposhtën PSG, por këtë herë nuk patën asnjë shans në Park De Prins. Sa për kronike ne të 29 ishte Tiago Silva që goditi saktë me kokë në zonën mike dhe siç u duk nga përsëritet Tiago Mota e shtyu topin me tej në rrjete pasi sfera e kishte kaluar vijën fatale. Pas 10 minutash Di Maria hedh një tjeter top nga e djathta dhe Maksuell me një të majtë shumë të bukur dyfishon. PSG çon ne 28 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje ne kampionat, madje humbja e fundit daton ne 15 mars të vitit të kaluar kundër Bordo.
Ne Angli, Liverpool ka shmangur turpërimin e madh ne ndeshjen e turit te trete te Fa Cup, The Redsat barazuan 2 me 2 ne fushën e skuadrës gjysemamatore te ligës se 4 Exeter dhe tashme skuadra e Klop do të ketë nevoje për një ndeshje përsëritëse ne Anfilld Roud për tu kualifikuar për më tej. Dëmtimet e 11 lojtarëve e detyruan trajnerin Klop të aktivizoje shumë lojtarë të rinj. Vendasit kaluan dy herë ne avantazh me anë Nikols dhe Holms, goli i të cilit madje u shënua nga këndi ndërsa Liverpul, arriti të barazoje në fillim me anë të Sinkler dhe pastaj në të 73 me anë të Smith.