E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Sport

PSG mund Marsejën dhe “prek” titullin

PSG nis numërimin e ditëve para shpalljes kampion në France.

 

Kryeqytetasit fituan klasiken e ligës së parë kundër Olimpik Marseje me rezultatin 2 me 1, duke e thelluar në 15 pikë diferencën me këtë, skuadër që është edhe ndjekësja e më e afërt në kampionat.

 

Reklamë

Të zotët e shtëpisë kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 12 me anë të brazilianit Nejmar.

 

 

Mirëpo Marseja arrin të barazojë në minutën e 31 me anë të Kaleta Ka, i cili shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit italian Donaruma.

 

 

Sidoqoftë goli i miqve nuk i prish ndeshjen parisienëve, të cilët të inspiruar nga Messi dhe Mbappe dominojnë takimin. Fillimisht argjentinasit i anulohet një gol dhe më pas në shtesën e pjesës së parë, Mbappe dyfishon nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Në të 76 Mbappe shënon një tjetër gol, por e anulon sistemi VAR, sikurse të njëjtën gjë teknologjia bën edhe me golin e miqve të shënuar nga Saliba.

 

Tanimë me 6 ndeshje nga fundi, PSG mund të festojë titullin që në mesjave në një duel kundër Onzher.

Vazhdo të lexosh

Reklamë