E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG lë sërish jashtë Neymar, sulmuesi i pasigurt për të ardhmen

Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain edhe për ndeshjen kundër Toulouse, për shkak të pasigurisë së tij për të ardhmen.

 

Tekniku i PSG, Thomas Tuchel tha të shtunën para mediave se sulmuesi brazilian kishte marrë pjesë në stërvitje dhe do të ishte në shqyrtim për ndeshjen ndaj Toulouse.

 

Reklamë

Neymar po mendon që të braktisë PSG ndërsa dy ekipet që po kërkojnë me ngulm shërbimet e yllit brazilian janë Barcelona e Real Madrid.

 

Neymar nuk u grumbullua me ekipin edhe për dy ndeshjet e para të sezonit si dhe atë të Superkupës së Francës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë