E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG kryeson garën për talentin algjerian

Talenti algjerian, Ismael Bennnacer është kthyer në një pikë shumë të rëndësishme për ekipin e Milanit. Performancat e tij kanë qenë shumë të mira gjatë këtij sezoni dhe shumë ekipe kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Paris Saint Germain , Manchester United dhe Manchester City janë ekipet që po kërkojnë të marrin shërbimet e mesfushorit. Mediat algjeriane po shohin ekipin nga Parisi si më favoritin në këtë garë, pasi po ndërmarrin hapa shumë të shpejtë .

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain , Leonardo , ka kontaktuar me drejtuesit e Milan dhe është shprehur i gatshëm te ofrojë 40 milionë euro për talentin. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e Milan se si do te veprojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë