E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG “josh” Ronaldon, 45 milion euro neto në sezon

Deklaratat e dhëna nga Ronaldo pasa finales së Champions League të cilat linin vendin për dyshime mbi të ardhmen e tij duket se kanë pasur një bazë reale.

 

Mediat e medha spanjolle kanë bërë të ditur se presidenti I PSG Al Khelaifi do të propozojë në klubin madrilène derdhjen e një shume 150 milion euro për kartonin e 33 vjecarit portugez ndërsa për të bindur vetë Ronaldon do ti ofrohen 45 milion euro kontrate në vit.

 

Reklamë

Kjo shumë është gati dyfishi I asaj që “Topi I Artë” fiton aktualisht tek Real Madrid.

 

Thuhet madje se PSG është gati të shesë lojtarë si Di Maria, Guedes dhe Cavani për të bërë paratë e duhura për blerjen e Ronaldos, pavarësisht se ka dyshime nësre do të qëndrojë apo jo Neymar në një rast të tillë sepse gjithnjë është diskutuar se në rast ardhje të Ronaldos, ylli brazilian do të transferohej ne Madrid.

Vazhdo të lexosh

Reklamë