E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG humbet yjet, Mbappe e Cavani 1 muaj larg fushës

PSG ka humbur dy yjet e saj, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani për katër ndeshjet e radhës.

 

Kylian Mbappe do të qëndrojë jashtë fushave për katër javë pas dëmtimit që mori në kofshë në ndeshjen përballë Toulouse të shtunën, ndërsa Edinson Cavani për tre javë.

 

Reklamë

Cavani u zëvendësua në minutën e 14-të për shkak të lëndimit ndërsa Mbappe në minutën e 66.

 

Dëmtimi I Cavanit dhe Mbappe pritet që të ndikojë tek PSG e cila prej disa javësh ka lënë jashtë fushës yllin brazilian Neymar, I cili ende nuk ka marrë një vendim sa I takon ta ardhmes së tij, nëse do të vijojë të qëndrojë tek parisienët apo do të transferohet në Spanjë tek Barcelona apo Reali te cilat po kerkojne me ngulm sherbimet e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë