PSG ia ka dalë të hakmerret përballë Bayernit në një ndeshje që filloi dhe u mbyll mes spektaklit dhe golave. Francezët mundën në shtëpi kampionët në fuqi me rezulattin 3-2, duke iu hakmarrë kështu dhe pas asaj fianle të humbur një vit më pare.

 

Padyshim që lojtari kryesor i sfidës mban emrin e Kilian Mbape, i cili ishte autori me dy gola në secilën pjesë. Sa i përket historisë së ndeshjes, rezultati u zhbllokua që në minutën e tretë me talentin Mbape, ndërsa pas tij shumë shpejt Markinjos shënoi dhe golin e dytë, pas një asisti perfekt të Nejmarit.

 

Megjithatë, pjesa e parë nuk u mbyll me kaq, pasi gjermanët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan difrenencat  me Çupo-Moting në minutën e 37’ për të barazuar në fraksionin e dytë me veteranin Myler. Por, dy golat e baraverësve nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes, pasi në minutën e 68, Kilian Mbape realizoi dhe golin e tretë të sfidës, duke i dhënë një triumf të rëndësishëm skuadrës në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Uefa Champions League.

 

Ndërkohë, Çelsi ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions League, pasi mundi me shifrat 2-0 Porton në transfertë.

 

Skuadra e Tuhel dominoi për gjatë 90 minutave, ndërsa në fund diferencën e bëri Maunt dhe Chiluell. Anglezët e nisën mirë që në minuatat  e para, pasi rrezikuan disa herë portën edhe pse goli erdhi në minutën e 32 pas një supergjuatje të Mejson Maunt. Edhe pjesa e dytë ishte një fotokopje të të parës me blutë e Londrës që ishin sërish më dominus karshi vendasve. Për golin e sigurisë mendoi Çiluell që pa një gabimi në prapavijë të portugezëve mbrojtjen tundi rrjetën për herën e dytë.

 

Ndeshjet u trasmetuan ekskluzivisht në ekranin e Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *