Marcus Rashford është ndër lojtarët që pritet të jetë në shitje verën e ardhshme nga Manchester United.

Ndryshimet do të jenë të shpejta në klubin e Anglisë Veriore pasi drejtori sportiv John Murtaugh do të largohet, me mediat britanike që këmbëngulin se një marrëveshje është tashmë në fuqi me Dan Ashworth, i cili mban të njëjtin post në Newcastle.

Sipas gazetës lokale “Manchester Evening News”, Ashworth po planifikon një ristrukturim rrënjësor të listës së tij verën e ardhshme dhe gjithsej 21 lojtarë, të cilët janë në listën e tij të zezë, pritet të largohen nga Old Trafford.

Mes tyre është edhe emri i Marcus Rashford, pasi dëshiron të hedhë hapin e radhës në karrierë dhe të vazhdojë në një tjetër klub.

Në fakt, sipas gazetës “Daily Mirror”, Paris Saint-Germain po përgatit një propozim prej 90 milionë eurosh për të marrë yllin anglez në verë dhe për të mbushur boshllëkun që ka lënë largimi i Kylian Mbappes për në Spanjë te Real Madrid. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *