Ne Francë, PSG nuk njeh probleme edhe ne transfertën e Rennes. Neymar ne minutën e 4 dhe prape ne te 17 i dhanë një avantazh te rehatshëm miqve por Ndombe ne pjesën e dyte sikur zgjoi shpresa te vendasit. Megjithatë Kavani dhe Neymar i vunë vulën rezultatit me dy gola te tjerë duke u ngjitur ne kuotën e 47 të pikëve, 9 me shume se Monako e vendit te dyte.

 

Ne Itali Napoli ka përfituar menjëherë nga humbja e Interit dhe e parakaloi ne renditje pas fitores 1-3 ne Torino. Brenda 30 minutave te fillimit napolitanet gjeten tre here rrjetën e vendasve fillimisht me Kulibalin ne minutën e 4, me pas me Zielinskin dhe me Hamshik. Goli i Belotit ne pjesën e dyte vlen vetëm për statistike pasi Napoli është rikthyer ne krye te renditjes me 42 pike 2 me shume se Interi i vendit te dyte. Edhe Roma iu afrua Interit ne një pike me pak dhe me një ndeshje me shume për te luajtur pasi mundi minimalisht Kaljarin me një gol te Facios ne minutën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *