E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Sport

PSG fiton Kupën e Francës

PSG fitoi trofeun e trete sezonal pasi mundi ne finalen e kupës së Francës modestet e Les Herbier 2 me 0.

 

Me herët skuadra e trajnerit Emeri kishte festuar edhe titullin kampion dhe kupën e ligës duke mbyllur kështu një sezon shumë të mirë, ku zhgënjimi i vetëm ishte eliminimi nga Real Madrid në Champions League.

 

Reklamë

Parisienët nuk patën asnjë problem në finalen e kupës pasi përballe kishin një ekip që luan në kategorinë e trete të futbollit francez për të cilin arritja ën finale ishte një rezultat i jashtëzakonshëm.

 

Golat për PSG në këtë sfide të rëndësishme u shënuan nga argjentinasi Lo Selso në pjesën e parë dhe Kavani me penallti në pjesën ë dytë.

 

Interesant ishte fakti që kapiteni i PSG Tiago Silva ftoi në ngritjen e trofeut edhe kapitenin e skuadrës Ler Herbier në shenjë respekti për ecurinë e shkëlqyer të këtij ekipi në kupë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë