PSG është finalisti i parë i UEFA Champions League. Francezët fituan bindshëm 3 me 0 duelin gjysmefinal kundër Leipzig. Ndeshja e luajtur në Da Luz të Lisbonës u tansmetua eksluzivisht në Vizion Plus.

Ndryshe nga parashikimet paraprake, kampionët e Francës e patën të lehtë të kalonin atë që konsiderohej supriza e bukur deri më tani në këtë kompeticion.

PSG, që në fillim të sfidës tregoi potencialin e vet duke goditur shtyllën me Neymar dhe duke realizuar në minutën e 12 edhe golin e avantazhit, pas një gjuajtje të saktë me kokë të Markinjos. Reagimi i Leipzig ishte i dobët dhe sulmet e skuadrës gjermane ishin krejtësisht të lexueshme. Francezët goditën sërish shtyllën me Neymar dhe ishte pikërisht braziliani që në minutën e 42, me një prekje të bukur, pasoi për Di Marian, i cili realizoi golin e dytë për parizenët. Në startin e pjesës së dytë, gjermanët ishin më agresivë duke dhënë përshtypjen e një skuadre që nuk do të dorëzohej. Mirëpo, goli i Bernat, në minutën e 56, mbylli praktikisht ndeshjen dhe iu siguroi francezëve kualifikimin e parë në histori në finalen e Uefa Champions League.

Në 23 gusht, PSG do të luajë për trofeun e madh me fituesin e çiftit Bayern vs Olympic Lyon, përballje që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *