Lisbona është gati të prese ndeshjen më të rëndëisshme të vitit sa i përket futbollit të klubeve. Sonte në mbremje do të kurorzohet skuadra më e mirë e europës që do të dalë nga cifti Bayern Mynihut Paris sen zhermen. Ekrani i Vizion Plus dhe Tring do të ofrjë eklzivisht ndeshjen epr shikuesit. Edhe pse pa tifozë dhe në një kohë pandemie, duelin  franko-gjerman do të ketë brenda gjithcka, spektaklin drithërimat emocionet deri në fërshëllimët e fundit .

Gjermanët janë mësuar tashmë  me aromën e finales pasi ndehshja e sotme do të jetë e 11 herë në historine e tyre që arrijnë në këtë fazë mirëpo për të shkuar deri në fund këtij suksesi e të ngrejnë trofeun numër 6 në kompeticionin më të madh, duhet të kalojnë një pengese të fortë si PSG,

Për parizienet është hera e parë që shkojnë në finalen e Champions por emrat e mëdhenj si Neymar, Mbape, Icardi janë një arsye më shume që parisienët të surprizojnë.  Francezët eleminuan ekipe si laipzig, Atalanta ndërsa gjermanët fituan me rivalë më të fortë në letër, si Lion, Barcelona, Chelsi .

Trajneri Hansi Flik vlersoi maksimalisht kundërshtarin por u shfaq besimplotë se skuadra e tij do të rëmbejë trofeun këtë të dielë edhe pse do të duhet ta nisi disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.  Kimish dhe  Pavar i do të rikthen titullarë ndërsa në dyshim është  Boateng për shkak të një dëmtimi muskular. 

Nga ana tjetër Tuhel tha se do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk kosideroi asgjë të panudur pasi ekipi tij  ka grintë dhe motivimin e duhur për te triumfuar. Ndërsa sa i përket formacionit tekniku ka ende dyshime. Kejlor Navas, i dëmtuar ndaj Atalantës, do provojë deri në fund rikuperimin edhe pse shanset janë të pakta . Ndërsa dyshimi tjetër është Marko Verrati, që edhe pse luajti pak minuta në fund ndaj Lajpcigut, duket se ka ende dhimbje në kavilje, ndaj në vend të tij me shumë mundësi do të jetë. Paredes

Supersfida do të luhet në stadiumin Da Luz të Lisbonës dhe  do të gjykohet nga italiani Orsato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *