Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për koalicionin e partisë që ai drejton me Djathtas 1912 të Enkelejd Alibeajt.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse “rrezikoi” të bënte koalicion me Alibeajn, në një kohë që mund të ishte në një listë të sigurtë të PD.
Shehi tha se ai këtë lëvizje e bëri për t’i dalë kundër të jithë atyre që po mbajnë peng Shqipërinë, dhe theksoi se ende ka shpresë për bashkim edhe me forca të tjera politike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Keni filluar me përgatitjet me zgjedhjet. Keni krijuar koalicion me Djathtas 1912, pse kjo lëvizje, kur mund të ishin në listë të sigurtë me PD?
Shehi: Me rrezik pa rrezik, kjo është rruga për të dryshuar disa gjëra. Nuik kam pretendimin pë të përmbysur situatën, por kaq janë mundësitë. Unë gjykoj që opozita shqiptare ka vetëm një shteg, të vëjë në lëvizje gjithë elektroatin gri, që nuk identifikohen më me grupin Berisha-Meta. Unë s’kam asgjë me PD. Nga PD vijmë të gjithë, por nuk shkon më kjo situatë, kush ka një arsye normale ekupton fare mirë. Nuk mund të vijë njëherë, dy herë apo tre herë. Lidershipi opozitar mund të zgjidhë punët e veta, por nëse duam të mundim Ramën duhet të mobilizojmë pjesën tjetër opozitare.
Borakaj: Pse zgjodhët Djathtas 1912?
Shehi: Nuk kemi zgjedhur vetëm këta, është një proces, nuk ëhstë mbyllur ky, mund të bashkpiohemi edhe me të tjerë.