“Luftë në PS po në PD” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis, Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakajt.
Gerti Metani, kandidat i PSD në qarkun e Tiranës i ftuar në studio renditi arsyet pse zgjodhi të kandidojë në partinë e Tom Doshit.
Metani e cilësoi rikthimin e Berishës në krye të PD-së një minus në garën e 11 majit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse zgjodhe të garosh për PSD?
Metani: PSD për mua ishte opsioni më i mirë i mundshëm për disa arsye. Partitë e tjera të majta kanë dinamikat e tyre, por PSD ka treguar që di të marrë edhe mandatet, edhe t’u rrijë afër qytetarëve. Për mua, alternativa e djathtë, nuk ofron alternativë të mirë bazuar në kandidatë, dhe akoma më keq rikthimin e Berishës. Është një minus tejet i madh. Për këtë arsye, PSD është zgjidhja ime ideale. Marrëdhëniet me Tom Doshin i kam shumë të mira, është babaxhan si mik dhe si kryetar. Tomi është ai që është promotori kryesor i rendit dhe sigurisë. Votat e PSD janë për SPAK, që SPAK të mbijetojë.
Borakaj: A duhet të marrë një mandat tjetër PS?
Metani: Limitimi në 2 mandate do të ishte gjëja më e mirë.
/vizionplus.tv





