E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pse zgjedhjet amerikane mbahen gjithmonë të martën e parë të nëntorit?

Ilustrim · Vizion Plus

Çdo katër vjet, votat për presidentin amerikan hidhen të martën e parë pas të hënës së parë të muajit nëntor. Sipas historianëve, gjithçka është e lidhur me fermerët amerikanë.

Në 1845, Kongresi i SHBA miratoi një akt për të vendosur një datë uniforme për të zgjedhur presidentin dhe nënkryetarin në të gjitha shtetet e Unionit. Në atë kohë, shumë amerikanë në vendin e ri – atëherë më pak se 100 vjeç – punonin në bujqësi.

Nëntori u zgjodh sepse nuk përkonte me sezonin e ngjeshur të mbjelljeve të pranverës ose me vjeljen e vjeshtës dhe vinte përpara se të fillonin temperaturat e ftohta të dimrit.

Me një proces eliminimi u zgjodh edhe dita e javës për zgjedhjet. E diela nuk ishte një mundësi, sepse kjo është kur të krishterët shkojnë në kishë. Dhe e mërkura ishte zakonisht “dita e tregut” kur fermerët shisnin prodhime dhe mallra të tjera. /vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh