Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Kamëz, ku Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri ndaj vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili në Kamëz.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Esido Barkaj, Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3 apo 4 herë me mjetin e tij në rrugën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Lexo edhe :

Related Posts

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t’u sqaruar pse po xhironte gomat. Në moment, pasi ka dalë nga makina Jetmir Koleci ka nxjerr armën dhe ka qëlluar. Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër.

Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

Njoftimi:

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *