Subscribe

Mazhoranca qeverisëse nxit Gjykatën Kushtetuese te dërgoje sa me shpejt ne Komisionin e Venecias çështjen e Vettingut ne mënyre qe reforma ne drejtësi te mos bllokohet gjate. Erjon Braçe nje nga eksponentët me te larte te Partisë Socialiste i ftuar ne emisionin “7 pa 5” ne Vizion Plus thotë se jane pikërisht keta gjyqtare qe pezulluan ligjin, te cilët nuk do te arrinin te kalonin dot siten e kontrollit te komisionit te vlerësimit te figurës. Brace shkon edhe me larg kur thotë se nuk është hera e pare qe keta gjyqtare bëhen bashke kundër interesave te vendit dhe merr si shembull rastin e koncesionit te markimit te karburanteve. Sipas Braces është i rreme edhe miti i ngritur se nuk janë te gjitha togat e zeza njëlloj, pasi mes tyre ka edhe te ndershëm dhe profesioniste. Erjon Brace është i sigurt se kjo është vetëm nje situate e përkohshme teksa reformën ne drejtësi nuk do te mund ta ndaloje dot askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *