Subscribe

Detaje të reja mësohen nga konflikti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 33-vjeçari Igli Hoti.

Artan Qershori gjithashtu është dëmtuar me sende të forta dhe të dy janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tramuës.

Lexo edhe :

Related Posts

Vizion Plus mëson se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur.

“Pse s’më hap rrugën” ka qenë dhe pikënisja e konfliktit që përfundoi me 2 të plagosur. Paraprakisht dyshohet se autorët, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim kanë qenë tre.

Pas sherrit të dalje të lokalit, personat e përfshirë në sherr janë zhvendosur te vendi i njohur si “Trekëndëshi” dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *