Subscribe

Këtë javë monedha europiane arriti një rekord të ri në tregun valutorë duke kapur për herë të parë nivelet e 114 lekëve. Agjentët e tregut japin disa shpjegime të rënies së euros në raport me lekun, ku më kryesorët janë ndërprerjet e importeve të korporatës elektro-energjetike si dhe bashkimi i dy bankave të nivelit të dytë në treg.

 

Fillimisht jemi në një situatë kur kemi prurje të euros nga emigrantët për shkak të festave, së dyti kemi përthithjen e dy bankave në një të vetme në tregun privat që kanë rregulluar bilancet, së treti situata e mirë hidrike ka bërë që KESH të eksportojë dhe të grumbullojë më shumë euro dhe së katërti politika monetare ka nxitur më shumë kursimet duke sjellë më pak konsum- u shpreh Dritan Vakaj drejtor I shoqatës së agjencive të këmbimit valutorë

 

Agjentët besojnë se deri në fund të vitit do të na shoqërojë një euro e dobët për shkak edhe të efektit sezonal

 

 

Kursi I këmbimit euro- lekë janar -shkurt pritet ti rikthehet një normalitetit, ndërsa në mars prill kohë kur mbyllen bilancet e kompanive dhe fitimet konvertohen ne euro pritet ta forcojnë monedhën europiane.

 

Forcimi i vazhdueshëm i lekut është një zhvillim pozitiv teksa tregu po përballet me një inflacion të lartë, duke zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të importit të cilat blihen në euro. Më të favorizuar janë edhe kreditorët në monedhën europiane, port ë ardhurat e tyre i kanë në lekë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *