Prej dekadash, çdo dukuri që duket e “çuditshme” në qiell, qoftë kjo edhe nëse është një tullumbace apo dron, lidhet me UFO-t.

Njerëzit, mendojnë se diçka e pazakontë është sipër tyre, sidomos kur shohin ndonjë objekt, që qëndron pezull, bën dritë dhe më pas zhduket.

Por ndonëse për dekada, këto dukuri kanë qenë mitike, qeveritë kohët e fundit, kanë nisur “testimet”, për të kuptuar nëse këto dukuri janë thjesht fantazi apo diçka reale.

“Enigma Labs”, është një komapni që është krijuar në vitin 2020 e cila ofron një aplikacion ku u jep mundësinë  përdoruesve që të ngarkojnë imazhe që do shohin në qiell.

Në 18 muajt e fundit kanë qenë rreth 15,000 imazhe, që janë analizuar dhe është arritur në përfundimin se UFO-t ekzistojnë dhe ato janë misterioze.

Një zë i veçantë kësaj çështje i është dhënë edhe në Kongresin Amerikan. Një ish-oficer i inteligjencës tha në një seancë dëgjimore në Kongres në 2023 se qeveria po strehon ” qenie biologjike” jo-njerëzore.

Po ashtu, edhe një komandant i marinës në pension dëshmoi se marinarët dhe pilotët kishin gjurmuar objekte që dukej se kishin aftësi “shumë më të larta” se teknologjia e zotëruar nga forcat e armatosura.

Shefi i kompanisë “Enigma” i tha The Economist se stafi i saj është “zgjidhës racional i problemeve” të cilët do të shkojnë “kudo që të çojnë të dhënat”.

“Enigma” madje do t’u sigurojë qeverive dhe institucioneve të tjera prova që mund t’i hetojnë për ekzistencën e UFO-ve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *