Me plazhet e tij me rërë të bardhë dhe ujin e kristaltë, ishulli i Guamit në Paqësor nuk është vetëm parajsa e pushuesve, por njihet ndryshe si “maja e shtizës” së mbrojtjes amerikane.

 

Me një sipërfaqe prej 210 km2, 4000 km në perëndim të Hawait, Guami është një baze e Shteteve të Bashkuara, që strehon bombarduesit strategjikë në të cilin ndodhen 6000 ushtarake. Ishulli shërben si një port për nëndetëset bërthamore si dhe si pikë nisjeje për Forcat e Posaçme Operacionale, të cilat kryejnë stërvitje mbi hapësirën ajrore japoneze dhe Gadishullin Korean.

 

Bazat ushtarake amerikane, duke përfshirë bazën e Forcave Ajrore Andersen dhe Bazën Detare Guam, zënë rreth 30 përqind të ishullit. Ishulli me rreth 160.000 banorë është vendi më i afërt me Korenë e Veriut.

 

Guami është parë gjithnjë si provokim nga ana e Phenianit, duke qënë se aty janë kryer edhe stërvitjet ushtarake mes Shteteve te Bashkuar dhe aleatëve të saj. Ishulli, i cili iu mor Spanjës në 1898 gjatë luftës, është territori më perëndimor i Amerikës, por nuk është një shtet. Banoret e Guam, 40 për qind e të cilëve përbëhen nga grupi etnik Chamorro, janë qytetarë amerikanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *