E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Pse parakalove”, si nisi konflikti mes policit dhe 29-vjeçarit, detaje nga të shtënat me armë në Kavajë

Detaje të tjera mësohen lidhur me konfliktin e armatosur në Kavajë, që çoi në arrestimin e policit Katriot Gjongecaj. Djali i policit, Denis Gjongecaj mësohet se është përfshirë në një konflikt me 29-vjeçarin, Kiti Kazazi  për shkak të një parakalimi me makinë.

Dy të përfshirët janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin dhe janë larguar nga vendngjarja. Një ditë më pas, polici së bashku me të bitin janë takuar me 29-vjeçarin për t’u sqaruar, por ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Reklamë

Ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas dyshohet se ishte djali i policit që qëlloi drejt 29-vjeçarit, i cili fatmirësisht nuk u prek nga plumbat. Mësohet se drejt objektivit janë zbrasur tre plumba.

Kastritot Gjongecaj ka mohuar të ketë tentuar vrasjen e 29-vjeçarit edhe pse arrestimi i tij u bë nën akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë