Ndërsa shumë njerëz përdorin aspirinën kur kanë dhimbje koke apo të muskujve, mjekët prej kohësh rekomandojnë marrjen ditore të një doze të vogël aspirine për parandalimin goditjeve në zemër, tru apo problemeve në zemër për ata që janë prekur nga këto sëmundje.

 

Sipas mjekes Holly Anderson, njerëzit që kanë patur goditje në tru apo në zemër e kanë të domosdoshme të marrin një dozë aspirinë në ditë pasi mund t’u zgjasë jetën. Në një studim ku u përfshin 12 mijë pacientë që paraqisnin rreziqe të moderuara për probleme në zemër si rezultat i tensionit të lartë të gjakut, kolesterinës apo pirjes së duhanit, tregoi se marrja e përditshme e aspirinës sjell shumë përfitime pozitive për ta.
Si ndikon aspirina në parandalimin e episodeve të atakut kardiak dhe goditjes në tru?

 

Aspirina ndalon mpiksjen e gjakut. Kur kemi gjakrrjedhje, qelizat që realizojnë mpiksjen e gjakut, trombocitet, grumbullohen në vendin ku ndodhet plaga. Këto qeliza ndihmojnë në formimin e një ‘’tape’’ në brendësi të enës së gjakut duke bllokuar rrjedhjen e mëtejshme të tij. Kjo ngjarje mund të ndodhë edhe në enët që furnizojnë me gjak zemrën tuaj. Këto të fundit, duke qënë të dëmtuara nga grumbullimi i depozitave yndyrore në muret e enës, bëhen nismëtare të formimit të grumbullimeve në formën e ‘’tapeve’’ me gjak të mpiksur. Ena bllokohet tërësisht duke penguar rrjedhjen e gjakut në zemër apo në tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *