Deputeti i PD Belind Këlliçi ka ngritur dyshime të forta, lidhur me hyrjen e Lulzim Bashës në SHBA.

 

I ftuar në emisionin Quo Vadis me moderatoren Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Këlliçi solli në vëmendje ftesën që Gabriel Escobar i bëri vjet Bashës për në Uashington, në një kohë që ky i fundit është nën hetim nga inteligjenca amerikane për financimet ruse.

 

Sipas tij, kjo gjë ka një paqartësi.

 

Duhet të ndajmë politikën dhe axhendën e një ambasade të caktuar nga politika zyrtare e një shteti të caktuar. Janë dy axhenda të ndryshme.

 

Edhe sjellja diplomatike, nuk besoj se ka shtet në botë që u kërkon ambasadorëve të tyre të shkelin Konventën e Vienës, të ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran.

 

A erdhi vjet Gabriel Escobar në Tiranë? A e ftoj Lulzim Bashën publikisht në Uashington? Pse nuk shkoi Basha në Uashington? Tani ose zotëria me gjithë respektin nuk ka pasur informacionin e saktë nga vartësit e tij këtu, ose ka një problem shumë të madh këtu. Një njeri që3 është nën hetim nga inteligjenca amerikane për financimet ruse të ftohet zyrtarisht në Uashington. Ka një non sens shumë të madh dhe këtë le ta gjejnë ata që keqinformojnë eprorët e tyre”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *